Komisioneri publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtarin Sokol Ngresi

Nga Exit News
Komisioneri publik ankimon vendimin e KPK për gjyqtarin Sokol Ngresi

Komisioneri Publik ankimoi të enjten vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në lidhje me konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit në Vlorë Sokol Ngresit. Ai arriti në përfundimin e Ngresi nuk ka nivel të besueshëm për t’u konfirmuar në detyrë.

Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të ndryshojë vendimin  e  KPK dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të Sokol Ngresit.

KPK ka konfirmuar në detyrë më 11 dhjetor 2020, gjyqtarin e Gjykatës së Apelit të Vlorës Sokol Ngresi.

Gjatë hetimit KPK konstatoi probleme me pasurinë e gjyqtarit, që lidheshin me pamundësi financiare për dy këste kredie për financimin e një apartamenti në qytetin bregdetar të Vlorës.

Sokol Ngresi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve 2000 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Apelit Vlorë prej vitit 2005. Në vitin 2014, ai u dekretua nga presidenti Bujar Nishani si anëtar i Gjykatës së Lartë, por ky vendim nuk mori pëlqimin e mazhorancës në Kuvend.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>