Komisioneri publik ankimon vendimin e KPK për Lindita Malen

Nga Exit News
Komisioneri publik ankimon vendimin e KPK për Lindita Malen

Komisioneri Publik kundërshtoi të martën vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për rivlerësimin e prokurores së  Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Lindita Male.

Komisioni Publik tha përmes një njoftimi se e ka ankimuar këtë vendim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese.

“Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimimit të merren në shqyrtim, nga Kolegji i Posaçëm i Aplikimit, pasi sipas tij, në vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, paraqiten rrethana ligjore, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij”, thuhet në njoftim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>