Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtarin Gerd Hoxha

Nga Exit News
Komisioneri Publik ankimon vendimin për gjyqtarin Gerd Hoxha

Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, Gerd Hoxha.

Komisioneri kërkon shkarkimin e gjyqtarit Hoxha, një javë pasi ONM rekomandoi ankimimin e vendimit të KPK.

Gjatë rivlerësimit në shkallën e parë të vetingut, ONM kishte kërkuar vlerësim negativ për kriterin profesional pasi quajti problematike dy vendimarrje të Hoxhës kur ai ishte anëtar i KLD-së.

Trupi gjykues i KPK ka qenë gjithashtu i ndarë sa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë.

Gerd Hoxha u diplomua në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe e ushtron funksionin si gjyqtar i Gjykatës së Tiranës prej 18 vitesh. Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Hoxha ka qenë gjithashtu anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>