Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e kandidates për Gjykatë Kushtetuese Regleta Panajoti

Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e kandidates për Gjykatë Kushtetuese Regleta Panajoti

Komisioneri Publik ankimoi dje vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të  kandidates për Gjykatë Kushtetuese, Regleta Panajoti.

Sipas Komisionerit, zonja Panajoti nuk ka bërë deklarim të saktë dhe nuk justifikon të ardhurat e saj. Në lidhje me të ardhurat nga emigrimi Komisioneri kundërshton mundësinë e punësimit të saj dhe bashkëshortit në shtetin grek. Duke marrë parasysh faktin se bashkëshorti i gjyqtares Panajoti ishte oficer në ushtrinë shqiptare, Komisioneri  argumenton se ligji ja ndalonte punësimin sezonal. Nga ana tjetër Komisioneri i quan kontradiktore deklaratat e zonjës Panajoti për punësimin e bashkëshortit të saj.

Nga këto deklarime, subjekti i rivlerësimit është kontradiktor në lidhje me faktin nëse gjatë kësaj periudhe kohore, personi i lidhur, z. Panajoti, ka qenë në emigracion apo ka punuar/ndihmuar (të kunatin), si ortak në shoqërinë “***” sh.p.k” shkruhet në ankim.

Vetë të ardhurat nga emigrimi janë të pakta sipas Komsionerit, duke e konsideruar të pamundur të sigurohen kursime prej 3.5 milionë lekësh.

Përsa i përket mosdeklarimit të kursimeve Komisioneri e quan të pabazuar dhe jo në përputhje me standartin e vendosur nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kështu Komisioneri deklaron se :

Komisioneri Publik, çmon se ky konkluzion i Komisionit nuk qëndron, pasi nuk bazohet në një vlerësim të drejtë ligjor të të gjitha provave, fakteve dhe rrethanave të vërtetuara nga aktet e administruara në dosje, si dhe me qëndrimin e mbajtur në jurisprudencën e deritanishme të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, lidhur me elementët e dashjes apo qëllimit në deklarime”

Ai theksoi se KPA, në vendimet e mëparshme, nuk i ka konsideruar të ligjshme kursimet të cilat nuk janë deklaruar në periudha të gjata kohore. Më tej ai shton se zonja Panajoti edhe pas ndryshimeve ligjore për deklarimin e pasurive, përsëri nuk ka deklaruar një shumë prej 2 mijë eurosh kursime.

Në në një artikull të mëparshëm kemi theksuar se konfirmimi i gjyqtares Panajoti cënon besimin e publikut në institucionet e vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>