
Sot, Komisioneri Publik, një nga tre institucionet e vetingut apeloi vendimin për rikonfirmimin në detyrë të Kryeprokurores së Krimeve të Rënda Donika Prela.
Më 5 shkurt 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) konfirmoi në detyrë drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Prela, me votim unanim të gjykuesve Valbona Sanxhaktari, Olsi Komiçi dhe Roland Ilia.
KPK e konfirmojë Prelën duke shkelur Kushtetutën, ligjet e vendit dhe standardet dhe qëllimin e vetingut. Në mënyrë kompromentuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit lëshoi rekomandim për vlerësimin e Zonjës Prela, edhe pse monitoruesi Theo Jacobs u shpreh në seancën dëgjimore të saj se “deklarimet e saj të pasurisë i linin një shije të hidhur”. Madje ONM nuk ka kërkuar as apelimin e vendimit të KPK-së.
Shkeljet e Prokurores Prela janë bërë publike nga disa media në vend.