Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtarës së KLP Antoneta Sevdari

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e anëtarës së KLP Antoneta Sevdari

Komisioneri Publik kërkoi sot shkarkimin nga detyra të prokurores dhe anëtares së Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLP) Antoneta Sevdari.

Gjatë seancës së zhvilluar sot në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, komisioneri Dariel Sina kërkoi shkarkimin e prokurores për mospasje të burimeve të ligjshme për të justifikuar pasurinë.

Dy janë problemet kryesore që Komisioneri Publik ka vërejtur në deklaratat e pasurisë së Sevdarit:

 – Sevdari nuk ka paraqitur dokumentet për një shumë prej 3 milionë lekësh të përfituar nga bshkëshorti i saj, para vitit 2003.

 – Bashkëshorti i prokurores nuk ka deklaruar dhe paguar taksat për 12 mijë euro të fituara në Arabinë Saudite.

Prokurorja Sevdari i kundërshtoi gjetjet e Komisionerit Publik duke u shprehur se 3 milionë lekët e përfituara nga puna e bashkëshortit para martesës ishin të ligjshme. Ndërsa për paratë e fituara në Arabinë Saudite, Sevdari tha se në atë kohë nuk ishte në fuqi deklarata integrale e të ardhurave aktuale, ndaj ajo dhe bashkëshorti i saj nuk kanë shkelur asnjë ligj. Sevdari kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të 18 korrikut 2018, që e konfirmonte prokuroren në detyrë.

KPA do të marrë vendimin përfundimtar për Sevdarin më 28 shkurt.

Kujtojmë se pak ditë më parë, KPA hodhi poshtë kërkesën e Komisionerit Publik për të rihapur hetimet për pasurinë e prokurores. Vendimi do të bazohet në hetimin e bërë më parë nga KPK.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>