Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede

Nga Exit News
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede

Komisioneri Publik apeloi vendimin e konfirmimit të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ, Alkelina Gazideden.

Komisioneri Darjel Sina kërkoi shkarkimin e Gazidedes pasi ajo nuk justifikon pasurinë dhe nuk është e aftë profesionalisht.

Ankimimi i KP erdhi pas kritikave të ONM ndaj KPK. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kritikoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në lidhje me rastet kur dërgon çështje për inspektim pranë Inspektori të Lartë të Drejtësisë.

Sipas një opinioni, ONM e konsideron këtë praktikë si një justifikim për të mos shkarkuar gjyqtarët e prokurorët “që rezultojnë me probleme gjatë hetimit administrativ.”

Ky opinion u dha në lidhje me rivlerësimin e gjyqtares së Apelit Administrativ, Alkelina Gazidede. ONM kërkoi shkarkimin e Gazidedes për problemet me pasurinë dhe aftësitë profesionale.

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ pavarësisht problemeve me pasurinë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme