
Komisioneri Publik kërkoi të mërkurën shkarkimin e gjyqtares e Apelit Vlorë, Iliba Bezati.
Ai argumenton se hetimi i KPK në kriterin e pasurisë nuk është i plotë. Komisioneri evidenton se nuk paraqitet i plotë hetimi i Komisionit mbi verifikimin e burimeve të ligjshme të dhurimeve ndër vite që kanë shërbyer për krijimin e pasurive në pronësi apo posedim.
Gjithashtu Komisioneri kërkoi çeljen e hetimit në të kriterin e figurës dhe profesionalitetit.
Gjyqtarja Bezati u konfirmua në detyrë në mars të këtij viti.