Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Genti Shala

Nga Exit News
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Genti Shala

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Genti Shala, i konfirmuar në detyrë në 4 gusht 2020 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Komisioneri Publik ka marrë rekomandim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për të ankimuar vendimin për Shalën.

KPK konfirmoi në detyrë, në 4 gusht, gjyqtarin e Apelit Tiranë, Genti Shala. Vendimi i u mor nga Firdes Shuli, Brunilda Bekteshi dhe Olsi Komici.

Gjatë hetimit administrativ, KPK gjeti se gjyqtari kishte disa pasaktësi në deklarimin e pasurisë ndër vite, veçanërisht për blerjen e një aparatamenti.

Por pas shpjegimeve nga gjyqtari, KPK vendosi të konfirmonte në detyrë gjyqtarin.

Po ashtu, KPK vendosi që të dërgojë për inspektim tek Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) një çështje të vitit 2017, gjykuar nga Shala në Gjykatën e Apelit Tiranë në vitin 2017.

Genti Shala ka nisur punën si gjyqtar në vitin 1999, në Gjyktën e Shkodrës. Në periudhën 2006-2008, ai ka qenë anëtar  i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më pas në vitin 2010, Shala u emërua në Gjykatën e Apelit Tiranë, post të cilin vazhdon ta mbajë dhe sot.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>