
Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi kërkoi ndryshime ligjore për adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i OSBE/ODIHR-it, publikuar një ditë më parë.
Një një postim në rrjetin Twitter, Celibashi u shpreh po ashtu i kënaqur me vlerësimet për punën e KQZ-së.
“Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm,” shkruan ai.
Më pas, Celibashi kërkon që qeveria dhe opozita të adresojnë “vërejtjet dhe rekomandimet” e raportit.
Ai ofroi ekspertizën e KQZ-së për adoptimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme.
“Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR,” përfundon komentin Celibashi.
Rikujtojmë se, sipas raportit, i cili hapi rrugën për ribërjen e reformës zgjedhore, zgjedhjet u administruan mirë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe .