Komisioneri Thierry Breton: BE nuk ka nevojë për Sputnik V

Nga Exit News
Komisioneri Thierry Breton: BE nuk ka nevojë për Sputnik V

Komisioni Evropian është kritikuar për një shpërndarje të ngadaltë të vaksinave ndërkohë që blloku përballet me një rritje të rasteve.

Nuk kemi absolutisht nevojë për Sputnik V,” i tha televizionit TF1 Komisioneri i Tregut të Brendshëm Thierry Breton, i cili kryeson task forcën ekzekutive të BE-së për vaksinat.

Sot, qartësisht,  ne kemi kapacitetin për të dhënë 300 deri në 350 milion doza deri në fund të qershorit dhe për këtë arsye deri në 14 Korrik … kemi mundësinë e arritjes së imunitetit në të gjithë kontinentin,” tha ai.

Breton përsëriti një koment të mëparshëm se BE duhet të ndihmojë Rusinë në prodhimin e vaksinës nëse është e nevojshme, por përparësia duhet t’u jepet evropianëve.

Dozat janë, tani njerëzit duhet të pranojnë vaksinimin dhe se ne kemi logjistikën,” u shpreh ai.

Në një seri postimesh në Twitter, prodhuesi i vaksinave Sputnik V akuzoi Breton për “paragjykim të qartë“.

Nëse ky është qëndrimi zyrtar i BE, ju lutemi na informoni se nuk ka arsye për të pritur miratimin e EMA, për shkak të paragjykimeve tuaja politike. Ne do të vazhdojmë të shpëtojmë jetë në vende të tjera,” shkruhen kompania.

Në mungesë të vaksinave të miratuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), disa vende të BE kanë në plan të përdorin, apo edhe të prodhojnë, vaksinën Sputnik V.

EMA filloi një rishikim të vaksinës Sputnik V në fillim të këtij muaji.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>