Komisionet parlamentare do të zhvillohen online, mes kritikave të opozitës

Nga Exit News
Komisionet parlamentare do të zhvillohen online, mes kritikave të opozitës

Para zhvillimit të seancës parlamentare të së enjtes, u mbajt një mbledhje e Konferencës së Kryetarëve, e cila vendosi se Komisionet Paramentare do të mblidhen online.

Nisma u kundërshtua nga grupi parlamentar i PD-së, sipas një raportimi nga gazetari Osman Stafa, me argumentin se kjo do të dëmtonte trasparencën.

Sipas PD-së, Kuvendi ka hapësira për të bërë mbledhje komisionesh normalisht, ashtu siç u mblodh edhe qeveria.

Por, në fund u vendos të pranohej propozimi i socialistëve për mbledhjet online.

“Qeveria u mblodh fizikisht. Pse do të duhet që komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi, fizikisht, dhe jo në mbledhje qesharake,” deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Konferenca e Kryetarëve diskuton dhe vendos për programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe të komisioneve të tij, si dhe për çështje të zhvillimit të punimeve të Kuvendit në seancë plenare. K

Ajo përbëhet nga Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarët e Kuvendit, kryetarët e grupeve parlamentare dhe kryetarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare. Në të merr pjesë edhe minsitrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Kuvendi pritet të diskutojë sot mbi përbërjen e Komisioneve të Përhershme Parlametare e veçanërisht mbi vendet që do të zihen nga LSI-ja e PSD-ja, që kanë qënë shkak për përballje mes PD-së dhe shumicës socialiste.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme