Brukseli ka dhënë një ultimatum prej 10 ditësh për jo më pak se 6 vende anëtare të BE, për “thyerjen e rregullave të lëvizjes së lirë brenda BE.
Komisioni Europian ka kërcënuar me veprime ligjore vendet, nëse nuk zbatojnë masat e vendosura nga BE.
Letra paralajmëruese iu dërgua në Gjermanisë, Finlandës, Belgjikës, Suedisë, Danimarkës dhe Hungarisë duke i urdhëruar ata “të rimendojnë masat brenda kufijve të BE”.
Komisioni u tha vendeve se “po zbatonin masa më të rrepta sesa ato që parashikohen” në rekomandimet e fundit të BE-së për udhëtime të lira brenda bllokut.
Parlaajmërimi i KE vjen pasi disa vende anëtare të BE kanë kufizuar lëvizjet brenda bllokut.
Berlini është përballur me kritikat më të mëdha pasi doli që mbylljet e kufijve të vendit penguan udhëtimet brenda Austrisë.
Qeveria federale e kancelares Angela Merkel mbylli kufijtë me Tirolin, një shtet perëndimor austriak, për shkak të frikës së varianteve të reja të COVID-19.
Shumë udhëtarë austriakë në rajon kalojnë në Bavari si pjesë e një rruge më të drejtpërdrejtë për të shkurtuar kohën e udhëtimit.
Ministrat e jashtëm Europianë nuk ranë dakord për vendosjen e protokolleve të përbashkëta në kufijtë mes tyre që të lehtësohet lëvizja e qytetarëve për qëllime turistike. Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Hungaria dhe Suedia janë nën presion për të lehtësuar kufizimet në kufijtë e tyre.
Ministrat për çështje evropiane nuk arritën konsensus për iniciativën për të miratuar protokolle të përbashkëta që do t`ju nevojiten turistëve për të bërë udhëtime të sigurta gjatë këtij sezoni veror.