Komisioni Europian akuzon Apple për shtrëmbërim të konkurrencës së tregut

Nga Exit News
Komisioni Europian akuzon Apple për shtrëmbërim të konkurrencës së tregut

Rregullatorët e BE morën të premten anën e trasmetuesit të muzikës Spotify kundër atij të Apple, duke akuzuar këtë të fundit të premten për shtrembërim të konkurrencës së tregut, raporton Reuters.

Rasti mund të çojë në një gjobë afërsisht 10% të xhiros globale të Apple dhe ndryshim në praktikat e biznesit të gjigandit të teknologjisë.

Nëse çështja ndiqet, BE mund të kërkojë lëshime dhe një gjobë deri në 27 miliardë dollarë nga Apple, ndonëse kjo masë rrallë ndiqet.

Dega e Spotify në Suedi u ankua dy vjet më parë se gjiganti i teknologjisë amerikane i kufizonte rivalët në shërbimin e vet të transmetimit të muzikës, Apple Music në iPhone.

Zbatuesi i konkurrencës së BE shprejegoi se çështja lidhej me rregullat kufizuese të Apple për App Store që detyrojnë zhvilluesit të përdorin sistemin e vet të pagesave në aplikacione, duke i parandaluar të prezantojnë opsione të tjera blerje.

Duke vendosur rregulla të rrepta në App Store që dëmtojnë shërbimet konkurruese të transmetimit të muzikës, Apple privon përdoruesit nga zgjedhjet më të lira të transmetimit të muzikës dhe shtrembëron konkurrencën,” tha në një deklaratë Komisionerja Evropiane e Konkurrencës Margrethe Vestager.

Kjo është bërë duke aplikuar komisione të larta për çdo transaksion në App Store për rivalët dhe duke i ndaluar ata të informojnë klientët e tyre për opsionet alternative të pajtimit,” shtoi ajo.

Apple hodhi poshtë akuzat e BE.

Spotify është bërë shërbimi më i madh i abonimit të muzikës në botë dhe ne jemi krenarë për rolin që kemi luajtur,” deklaroi kompania.

Ata duan të gjitha përfitimet e App Store, por nuk mendojnë se duhet të paguajnë për këtë. Argumenti i Komisionit në emër të Spotify është e kundërta e konkurrencës së ndershme“, lexon deklarata e Apple.

Spotify mirëpriti lëvizjen e BE, duke e përshkruar si “një hap kritik drejt mbajtjes së Apple përgjegjës për sjelljen e saj antikonkurruese, duke siguruar zgjedhje domethënëse për të gjithë konsumatorët dhe një fushë të barabartë loje për zhvilluesit e aplikacioneve.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>