Komisioni Europian mbështet Ramën për ligjin special të teatrit

Nga Vincent W.J. van Gerven Oei
Komisioni Europian mbështet Ramën për ligjin special të teatrit

Në një intervistë dhënë ditët e fundit për Euronews, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Ligji Special për Teatrin Kombëtar “është rishikuar nga Komisioni Europian dhe është autorizuar me kushtin që të kishte një garë. Gara është hapur, kështu që pjesa tjetër është vetëm…”

Ky qendrim është përkrahur dhe nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, i cili deklaroi në mbështetje të Ramës se çështja për Teatrin Kombëtar është ‘polizuar’ ndërsa ishte e rëndësishme që të sigurohej ‘garë e lirë dhe e ndershme’.

Pyetur nga Exit.al nëse Komisioni Europian me të vërtetë e kishte ‘rishikuar dhe autorizuar’ ligjin special të teatrit, një zëdhënës i KE-së u përgjigj:

“Komisioni Europian shqyrtoi projektligjin për Teatrin Kombëtar verën e kaluar, dhe rishikimet e propozuara nga qeveria e Shqipërisë për të adresuar shqetësimet e shprehura, në lidhje me zbatimin e dispozitave të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

Ndërsa Komisioni në atë kohë nuk konstatoi asnjë shkelje të MSA-së në rishikimet e propozuara, ai nënvizoi rëndësinë e pajtueshmërisë me parimet e prokurimit publik të BE-së dhe qasjen jo-diskriminuese në treg.

Prandaj, Komisioni theksoi rëndësinë e përcaktimit të kritereve të qarta, transparente dhe jo-diskriminuese për zgjedhjen e ofertuesit të suksesshëm në zbatimin e Ligjit Special.

Nuk është roli i Komisionit Evropian, në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të shprehet për prishjen ose rinovimin e Teatrit Kombëtar.

Komisionit Evropian nuk i takon as të vlerësojë specifikimet teknike të projektit që tenderohet, për të cilin afati është caktuar në 19 shtator.

Çdo çështje ligjore në lidhje me ligjin special duhet të adresohet në përputhje me legjislacionin dhe procedurat përkatëse shqiptare.”

Siç Exit.al ka shkruar më parë, kriteret aktuale të përcaktuara nga Ligji Special në të vërtetë nuk e respektojnë parimin e të qenit jo diskriminues në treg, por përveç theksimit të “rëndësisë” së tij, Komisioni Evropian nuk komenton me gjatë dhe hesht.

Për më tepër, është ironike që Komisioni i referohet “legjislacionit dhe procedurave përkatëse shqiptare”, edhe pse është i vetëdijshëm se në mungesë të një Gjykate të Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, Shqipëria në thelb është bërë një shtet pa drejtësi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>