Komisioni Europian miraton planin 191.5 mld euro për rimëkëmbjen e Italisë

Nga Exit News
Komisioni Europian miraton planin 191.5 mld euro për rimëkëmbjen e Italisë

Komisioni Evropian ka miratuar planin për rimëkëmbjen ekonomike të Italisë që ka një kosto 191.5 miliardë euro.

Kjo shumë është pjesë e Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, përmes të cilit BE synon shpenzojë 672.5 miliardë euro për të mbështetur reformat dhe investimet në vendet anëtare që synojnë transformimin në ekonominë e gjelbër dhe tranzicionin dixhital.

Pjesa më e madhe e fondeve të këtij mekanizmi, 191.5 miliardë euro, do të shkojnë për Italinë. Prej tyre 68.9 miliardë euro do të jenë grante dhe 122.6 miliardë do të jenë kredi.

Megjithatë miratimi i Komisionit duhet të marrë edhe mbështetjen e Këshillit i cili ka katër javë kohë për t’u shprehur.

Miratimi i planit nga Këshilli do të lejojë disbursimin e 24.9 miliardë eurove në Itali, rreth 13% të shumës totale.

Plani për rimëkëmbjen e Italisë është më i madhi që BE ka miratuar ndonjëherë për një vend.

Pjesën më të madhe të tij, rreth 38%, e zënë masat për forcimin e ekonomisë dhe qëndueshmërisë sociale, si investimet në shëndetësi, administratë dhe edukim. Kjo është e nevojshme sipas KE pasi Italia ishte një nga vendet që u godit më rëndë nga kriza ekonomike dhe sociale që solli pandemia

Rreth 37% të planit e zënë projekte për kalimin në ekonominë e gjelbër, siç janë invesitmet në transport dhe energji të rinovueshme.

Ndërsa 25% e fondeve do të përdoren nga Italia për transformimin dixhital, ku përfshihet shtrirja e rrjetit 5G dhe dixhitalizimi i shërbimeve shtetërore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>