Komisioni Europian propozon rregulla për hapjen e kufijve të BE-së me vendet e treta

Nga Exit News
Komisioni Europian propozon rregulla për hapjen e kufijve të BE-së me vendet e treta

Komisioni Evropian i ka propozuar Këshillit të BE-së rregullat që duhet të zbatojnë vendet anëtare për hapjen e kufijve me vendet e treta, për udhëtimet jo të domosdoshme në BE, më 25 qershor 2020. Sipas rekomandimit të Këshillit Evropian, të parë nga Exit News:

Hapja e kufijve për udhëtimet jo të domosdodhsmë për vendet e treta do të bëhet pasi vendet anëtare të analizojnë gjendjen epidemiologjike dhe masat e marra kundër përhapjes së Covid19.

Vendet e treta duhet të përmbushin këto kritere për hapjen e kufijve:

– 16 raste të reja gjatë 14 ditëve të fundit për 100 mijë banorë.

– Trendi i rasteve të reja të jetë i qendrueshëm ose në rënie në krahasim me 14 ditët e fundit.

– Analizimi i numrit të testimeve, vëzhgimit, gjurmimit, përmbajtjes, trajtimit dhe raportimit.

– Vendet e BE-së do të vlerësojnë këto stade në një sistem me pikë sipas Rregullatorit Ndërkombëtar të Shëndetit, dhe kur këto vende të kenë mbi 50 pikë atëherë mund të hapet kufiri.

Nga këto masa përjashtohen nënshtetasit e BE-së; ata që kanë leje qendrimi; një vizë me afat të gjatë në një prej vendeve të BE-së; diplomatët; studentët: punëtorët; udhëtartë transit; personat në ndihmë humanitare. Por, vendet e BE-së mund të vendosin që këto persona të izolohen ose të bëjnë karantinim.

Një vend i BE-së nuk mund të vendosë në mënyrë të njëanshme të heqë masat ndaluese për udhëtimet jo të domosdoshme për një vend të caktuar, përpara se të jenë koordinuar me vendet e tjera anëtare.

Sidoqoftë, kjo do të jetë një hapje e përkohshme sepse vendet kanë të drejtë ta mbyllin kufirin në varësi të situatës epidemiologjike, të një vendi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>