Komisioni Evropian padit kompaninë e prodhimit të vaksinave AstraZeneca, sipas diplomatëve të BE, për Politico.eu.
Komisioni e ngriti çështjen në takimin e ambasadorëve para një jave, gjatë të cilit shumica e vendeve të BE-së thanë se do të mbështesnin padinë ndaj kompanisë për dështim në dorëzimin e dozave të premtuara për BE-në.
Një diplomat sqaroi se qëllimi i procedurave ligjore duhet të detyrojë AstraZeneca të sigurojë dozat e përcaktuara në kontratën e saj të BE.
Dy nga diplomatët thanë se kishte një afat të vendosur këtë javë, deri kur duhet vendet e BE duhet të presin për nënshkrimin e padisë.
AstraZeneca u përplas me BE-në në janar kur tha se nuk do të ishte në gjendje t’i ofronte Evropës numrin e dozave të parashikuara fillimisht.
Deri në fund të tremujorit të parë, kompania dha 30 milion doza në vendet e BE, në vend të 100 milion doza të premtuara në kontratën e saj me BE-në. Mungesat e vaksinave vështirësuan rëndë fushatat e vaksinimit në të gjithë vendet e BE-së.
Kompania ka parashikuar se do të japë afërsisht 70 milion doza në fund të tremujorit të dytë të vitit, kur supozohej të kishte dorëzuar të gjithë 300 milion doza të siguruara në kontratën e BE.