Komisioni Evropian kërkon shpjegime për ligjin e Teatrit Kombëtar

Komisioni Evropian kërkon shpjegime për ligjin e Teatrit Kombëtar

Eurokomisioneri për Zgjerim Johannes Hahn premtoi sot se Komisioni Evropian do të shqyrtojë të gjithë problematikat e ligjit special të Teatrit kombëtar.

Në përgjigje të një letre nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, zyra e eurokomisionerit shkruan:

“Ne kemi analizuar me interes të madh argumentat tuaja që kanë të bëjnë me vlefshmërin e ligjit në fjalë.

Komisionieri u ka kërkuar autoriteteve shqitpare që të japin informacione shtesë për ligjin special me qellim që të ballafaqojë përputhshmërin e këtij ligji me kërkesat e Marreveshjes së Stabilzimit Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, apo qoftë edhe përputhshmërinë qe ka ky ligj me rregullat e BE-se në aspektin ligjor që kanë të bëjnë me prokurimet publike.”

Sikundër Exit ka shkruar më parë, ligji special për Teatrit Kombëtar i votuar më 5 korrik, bie ndesh direkt me detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), që përbën kuadrin rregullues ndërmjet vendit tonë dhe BE-së.

Nenet 71 dhe 74 të MSA-së parashikojnë dy parime themelore për lidhjen e kontratave publike nga qeveria shqiptare, pikërisht konkurrencën e lirë dhe mos-diskriminimin, dy parime që ligji special i shkel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>