Komisioni Evropian prezanton planin për të luftuar ndryshimin e klimës

Nga Exit News
Komisioni Evropian prezanton planin për të luftuar ndryshimin e klimës

Komisioni Evropian ka prezantuar të mërkurën planin për të luftuar ndryshimin e klimës që synon të shtyjë BE drejt qëllimit për eleminuar emetimet e karbonit në atmosferë deri në 2050.

Propozimet janë një sërë ndryshimesh ligjore të cilat ende duhet të miratohen nga 27 vendet anëtare të bllokut dhe parlamenti i BE.

Ato përfshijnë plane për të rritur takën e karburantit të avionëve dhe të bëjë të pamundur shitjen e makinave me benzinë ​​dhe naftë brenda 20 viteve.

Masat synojnë që BE të arrijë objektivin që deri në vitin 2030 të ulë me 55% emetimet e karbonit krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Deri në vitin 2019, BE ka ulur emetimet e saj me 24% nga nivelet e vitit 1990.

Disa nga propozimet kryesore përfshijnë:

  • Kufizime të rrepta të emetimeve për automjetet. Kjo masë që synon që deri në 2035 të mos shiten më automjete që punojnë me benzinë ose naftë.
  • Një taksë mbi karburantin e avionëve dhe përjashtim 10 vite nga takasat për alternativat me emetim të ulët karboni.
  • Një e ashtuquajtur tarifë kufiri karboni, e cila do të kërkojë që prodhuesit nga jashtë BE të paguajnë më shumë për importimin e materialeve si çeliku dhe betoni.
  • Zgjerimin e përdorimit të energjisë së rinovueshme në vendet anëtare
  • Një kërkesë për vendet që të rinovojnë më shpejt ndërtesat që vlerësohen me se nuk kanë efikasitet në ruajtjen e energjisë.

Rreth 30% e buxhetit afatgjatë të BE-së, 1.8 trilionë euro janë vënë në dispozicion për zbatimin e masave të lidhura me klimën

Synimet janë pjesë e një përpjekje globale për të trajtuar ndryshimin e klimës duke ulur ndotjen atmosferike, veçanërisht emetimet e dioksidit të karbonit.

Masat e reja mund të shkaktojnë rritjen e faturave të ngrohjes së shtëpive, si dhe koston e fluturimeve në vendet e BE. Megjithatë, qytetarëve do t’u vihet në dispozicion ndihmë financiare për të bërë izolimin dhe ndryshime të tjera afatgjata në banesat e tyre.

“Ne do të kërkojmë shumë nga qytetarët tanë. Ne gjithashtu do të kërkojmë shumë nga industritë tona, por ne e bëjmë këtë për një arsye të drejtë. Ne e bëjmë këtë për t’i dhënë njerëzimit një mundësi për të luftuar.”, tha shefi i politikës së BE për klimën, Frans Timmermans.

Kundërshtime priten nga disa kompani udhëheqëse në industri, si linjat ajrore dhe prodhuesit e automjeteve, si dhe nga vendet anëtare lindore që mbështeten shumë në qymyr për energji dhe ngrohje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>