Komisioni Evropian rekomandon sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë — raporti i plotë

Nga Exit News
Komisioni Evropian rekomandon sërish hapjen e negociatave për Shqipërinë — raporti i plotë

Në raportin e dalë sot, Komisioni Evropian e vlerësoi pozitivisht vendin tonë dhe rekomandoi sërish hapjen e bisedimeve mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Shqipëria ka rritur përpjekjet dhe ka arritur rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qendrueshme”, ndaj “rekomandohet që BE të hapë bisedimet me Shqipërinë”, shkruhet në raportin e plotë të Komisionit Evropian të parë nga Exit News.

Rekomandimet e raporti janë:

Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet e saj në procesin e regjistrimit dhe kompesimit të pronës. Komisioni po monitoron nga afër këtë çështje dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Komisioni po sheh nga afër ligjin e medias, dhe do të monitorojë zhvillimet pas mendimit të Komisionit të Venecias, i cili do të dalë në mars.

Shqipëria ka vazhduar luftën kundër emigracionit të paligjshëm. Në vitin 2019, ka pasur 17 për qind më pak emigranët të paligjshëm krahasuar me vitin 2017. Nga viti 2018 deri në fillim të 2020-tës nga vendet e BE-së janë kthyer reth 15 mijë shqiptarë. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë veprimet e qeverisë në luften ndaj emigracionit të paligjshëm.

Gjetjet e raportit:

Shqipëria ka dhënë rezultate konkrete në zbatimin e reformave të BE-së. Në veçanti në çështjet e identifikuara në përfundimet e këshillit.

Shqipëria po bën përparime në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, pas vetingut të anëtarëve.

Shqipëria ka forcuar kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit, përmes punës së Task Forcës Anti-Korrupsion, krijimin e një drejtorie specifike Anti-Korrupsion në Ministrinë e Drejtësisë dhe një rrjeti prej 16 agjencish anti-korrupsion në vjeshtën e 2019.

Rezultate të mëtejshme u arritën në luftën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimi i policisë me vendet anëtare të BE-së dhe me Europolin u intensifikuan, duke sjell arrestimin e grupeve kriminale të njohura. U dënuan disa nga drejtuesit e grupeve kryesore kriminale në vend.

Gjithashtu, numri i rasteve të raportuar në lidhje me organziatat kriminale dhe grupet e strukturuara kriminale në prokurori u rritën me 50 për qind në vitin 2019 në karahasim me vitin 2017.

Në lidhje me luftën kundër pastrimti të parave, parlamenti shqiptar miratoi paketën Moneyval në korrik 2019, me qëllim adresimin e rekomandimeve të Moneyval në raportin e dhjetorit 2018.

Shqipëria dha angazhim të nivelit të lartë politik për të punuar me FATF (Task Forca për Veprimet Financiare) për të adresuar planin e veprimit.

Në lidhje me drogërat e rënda (kokainë dhe heroinë), Shqipëria zhvilloi disa operacione policie, përfshirë në bashkëpunim me policinë e vendeve fqinje.

Ky raport do të diskutohet në Këshillin Evropian përpara samitit Maj të 2020, kur do të zhvillohet në Zagreb samiti BE-Ballkan Perëndimor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>