
Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk pranoi kërkesën e deputetit socialist Spartak Braho për një vlerësim të gjendjes shëndetësore të Metës.
Kryetari i komisionit Hyseni u shpreh se kjo kërkesë nuk ishte objekt i hetimit për shkelje të Kushtetutës.
Ndërkohë, komisioni miratoi kërkesën e deputeti Myslim Murrizi për marrjen e praktikës së shkarkimit të presidentit Italian në vitin 1993.
Të enjten, 20 maj komisioni do të shyrtojë raportin e hartuar nga ekspertët ligjor.