Të martën 11 maj, do të mblidhet serish komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në mbledhjen e sotme do të caktohen ekspertët për vërtetimin e akuzës se Meta ka shkelur paanësinë politike gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, të kërkuar nga Kushtetuta.
Kjo është mbledhja e dytë e Komisionit brenda një jave nga ngritja e tij. Komisioni drejtohet nga deputeti Alket Hyseni dhe ka afat 3 javë.
Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë, me 10 maj se deputetët socialistë do të votojnë në bllok për shkarkimin e Metës.