Komisioni i Apelimit shqyrton prokurorin Besim Hajdarmataj

Nga Exit News
Komisioni i Apelimit shqyrton prokurorin Besim Hajdarmataj

Komisioni i Apelimit do të shqyrtojë sot, 6 korrik ankimin e Komisionerit Publik për prokurorin Besim Hajdarmataj. Hajdarmataj u konfirmua në detyrë, më tetor 2019, nga KPK.

Siç kemi shkruar dhe në një artikull të mëparshëm KPK nuk konstatoi probleme në tre kriteret e rivlerësimit përkatësisht: pasurinë, aftësinë profesionale dhe figurën. Por, vendimi u kundërshtua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Ndaj në dhjetor 2019, ONM i rekomandoi Komisionerit Publik të ankimojë në Kolegjin e Apelimit vendimin e KPK-së për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj.

Besim Hajdarmataj gjatë punës së tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka nisur hetime ndaj politikanëve të lartë dhe figurave të krimit, përfshi disa të akuzuara për lidhje me qeverinë, si Saimir Tahiri, Emiljano Shullazi, kokaina e bananeve, grupi i Avdulajve, dosja e famshme 339 e zgjedhjeve në Durrës dhe ajo 184 e zgjedhjeve në Dibër—janë vetëm disa nga hetimet e nisura prej tij.

Për pasojë, ai është sulmuar direkt nga Kryeministri Rama dhe funksionarë të tjerë të lartë socialist duke e akuzuar si prokuror politik, veçanërisht për hapjen e hetimeve dhe kërkesën për arrestimin e Tahirit dhe për dosjen 339 të vjedhjes së votave në Durrës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>