Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar të martën dekretin e presidentit për buxhetin e 2021.
Anëtarët e Komisonit votuan të gjithë kundër dekretit. Vetëm deputeti i opozitës Artur Roshi votoi pro.
Dekreti i presidentit do të shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve dhe më pas do të kalojë për votim në Kuvend.
Presidenti ktheu mbrapsht ligjin për buxhetin e 2021 në 11 dhjetor.
“Qeveria mund të kishte bërë një ngadalësim të kësteve për partnerët publikë-privatë me mbështetje buxhetore dhe të jepte mbështetje për grupet sociale më te 8 prekur”, argumentoi presidenca.
Pas kthimit të ligjit, presidenti ka kritikuar buxhetin në rrjetet sociale.
Presidenti mendon se ky ligj nuk parashikon mbështetjen e duhur financiare për përballimin e pasojave të pandemisë.