Komisioni i Ekonomisë shkarkoi sot me nëntë vota pro e dy kundër kryetaren e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Enkelejda Shehin.
Shkarkimi i Enkeleda Shehit nga posti i drejtoreshës së AMF-së është kërkuar nga Bordi i këtij autoriteti. Në letrën drejtuar Komisionit të Ekonomisë, Bordi i AMF-së shkruante se Zonja Shehi nuk ka zbatuar rezolutat e Kuvendit dhe ka shkelur një sërë rregullash të tjera.
Enkeleda Shehi, në vitin 2014, u emërua Drejtoreshë e Përgjithshme e AMF, nga Kuvendi, me një mandat 5-vjeçar. Zonja Sheshi, de facto, e drejton AMF-në që prej vitit 2012, kur mbante postin e kryetares së Bordit, pasi me ligjin e vjetër, kryetarja e Bordit drejtonte autoritetin.
Më aparë ka qenë dhe nënkryetare e Bordit të AMF-së.