Komisioni i Ekonomisë shtyn votimin për shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së

Komisioni i Ekonomisë shtyn votimin për shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së

Komisioni i Ekonomisë ka shtyrë votimin për shkarkimin e drejtoreshës së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Enkeleda Shehi, që duhet të zhvillohej sot. Mospjesëmarrja e deputetëve të Partisë Demokratike e Lëvizjes Socialiste për Integrim, bëri që të mos arrihej numri i nevojshëm i deputetëve për votim.

Shkarkimi i Enkeleda Shehit nga posti i drejtoreshës së AMF-së është kërkuar nga Bordi i këtij autoriteti. Në letrën drejtuar Komisionit të Ekonomisë, Bordi i AMF-së shkruan se Zonja Shehi nuk ka zbatuar rezolutat e Kuvendit dhe ka shkelur një sërë rregullash  të tjera.

Enkeleda Shehi, prej vitit 2014, është Drejtoreshë e Përgjithshme e AMF, emëruar nga Kuvendi, me një mandat 5-vjeçar. Zonja Sheshi, de facto, e drejton AMF-në që prej vitit 2012, kur mbante postin e kryetares së Bordit, pasi me ligjin e vjetër, kryetarja e Bordit drejtonte autoritetin.

Më aparë ka qenë dhe nënkryetare e Bordit të AMF-së.

Një vit më parë, AMF u kritikua se me anë të politikave të saj rriti në mënyrë të menjëhershme me 25 për qind të siguracioni të automjeteve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>