Komisioni i Ligjeve diskuton nen për nen propozimet për hapjen e listave e heqjen e koalicioneve

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve diskuton nen për nen propozimet për hapjen e listave e heqjen e koalicioneve

Komisioni i Ligjeve do të diskutojë të hënën nen për nen nismën ligjore të 28 deputetëve të opozitës për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, rritjen e pragut zgjedhor dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Nisma e tyre u miratua të premten në parim nga ku komision. Më pas edhe kryeministri Rama deklaroi mbështetjen e tij dhe të Partisë Socialiste për këto propozime. Ndërsa kreu i PD-së Basha deklaroi se këto ndryshime hedhin poshtë marrëveshjen e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore.

Në projektligjin depozituar në Kuvend, ndryshimet përfshijnë:

  • Kandidatët për deputet do të propozohen vetëm nga partitë dhe nga zgjedhësit dhe koalicionet parazgjedhore janë të ndaluara;
  • Shqipëria ndahet në rajone dhe deputetët zgjidhen në bazë të sistemit propocional me konkurim rajonal;
  • Pragu minimal për të hyrë në parlament do jetë 5 përqind e votave.

Exit News ka sqaruar më parë të tre kërkesat e opozitës këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>