Komisioni për Çështjet Ligjore do të diskutojë të martën, në orën 12:00, dekretin e presidentit Meta për kthimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.
Presidenti i ktheu ndryshimet me 23 tetor me argumentin se e ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votes.
Mëgjithëse Meta ka kërkuar opinion ligjor urgjent nga Komisioni i Venecias dhe eurokomisioneri Verhelyi ka bërë thirrje që kuvendi të presë, kryeministri Edi Rama dhe shumica socialiste kanë deklaruar se do të miratojnë ndryshimet në Kod, pa humbur kohë dhe pa pritur opinionin e KV-së.
Kështu pritet që sot Komisioni i Ligjeve, ku PS ka shumicën, të hedhë poshtë dekretin e Metës dhe të rimiratojë pa ndryshime ndryshimet e Kodit Zgjedhor të 5 tetorit.
Ndryshimet pritet të kalojnë direkt për miratim në kuvend në seancën e 29 tetorit. Për miratimin e tyre në kuvend, duhen 84 vota.
Në 5 tetor, ndryshimet e Kodit u miratuan me 96 vota pro, nga deputetë të shumicës socialiste dhe 16 deputetë nga opozita e re parlamentare.