Komisioni i Ligjeve heq propozimin antikushtetues të propozuar nga qeveria

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve heq propozimin antikushtetues të propozuar nga qeveria

Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka ndryshuar propozimin e qeverisë për ndryshimin e Kodit Penal, i cili parashikonte dy dënime, edhe gjobë edhe burg.

Më herët Exit News argumentoi se propozimet ishin antikushtetuese pasi përmbanin dy dënime kryesore, me gjobë dhe burg.

Kjo gjë binte në kundërshtim me një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2012, e cila vendosi se parashikimi në Kodin Penal njëkohësisht i dy dënimeve është shkelje e parimit kushtetues të proporcionalitetit.

Megjithatë mbetet problematike miratimi me procedurë të përshpejtuar i Kodit Penal; dënimi me të njëjtën masë si i personit të infektuar dhe atij të painfektuar; si dhe  hapësira e dënimeve nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet burg për shkelësit e rregullave të karantinës, e cila përbën kufizim në shpërpjestim me gjendjen që i ka diktuar dhe lë mundësi për abuzim.

Propozimet e reja të miratuara ne Komision janë:

— Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobë ose me burg deri në 1 vit.

— Nëse shkelja e rregullave ka shkaktuar vdekjen e një personi, shkelësi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

— Shkelja e karantinës dhe rregullave të saj dënohet nga me burg nga dy deri në tre vjet.

— Shkelja e masave për parandalimin e epidemisë, kur shkakton përhapjen e sëmundjes dënohet me burg nga dy deri në pesë vjet.

— Shkeljave e masave për parandalimin e sëmundjeve sjell pasoja pasoja të rënda për shëndetin dhe jetën e njerëzve, dënohet me burg nga tre deri në dhjetë vjet.

Propozimi i vetëm i pandryshuar është:

— Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

 

5 komente

  1. Uliksi 15 Prill, 2020 në 5:49 pm

    Si gjithmone, meqenese jemi ne emergjence, duhet te shkembejne lirine per sigurine.
    Sikur ne gjendje te jashtzakonshme ndalohet miratimi i ketyre lloj ligjeve apo kush ka patur kohe per kushtetuten.

    Si nuk e kan bere nje ligj per se mbari keto palacodeputet dhe jurista dyleksh, edhe pseudo-reformen ne drejtesi qe e mbajn per arritjen me te madhe e kan bere si zhgarravinat qe edi rama i quan art, per ta perdorur ne vend te letres higjenike!

    Po si nuk kan nje qelize shtetformuese gjithe ajo lukuni njerezish nga i pari te i fundit, si mund te jene kaq te ceket.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme