Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e Altin Binajt për Gjykatën Kushtetuese

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve miraton kandidaturën e Altin Binajt për Gjykatën Kushtetuese

Komisioni i Ligjeve miratoi sot kandidaturën e Altin Binajt për anëtar në Gjykatën Kushtetuese.

Vendimi u mor pasi Binaj doli në seancë dëgjimore para anëtarëve të Komisionit, ku bëri një prezantim të punës së tij dhe objektivave nëse zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatura e Altin Binajt u dërgua në Kuvend nga KED në një listë ku ishte vetëm emri i tij. Kjo bën që vendimi i KED të jetë në shkelje e Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

KED duhet të hartonte një listë me tre emra që gara të quhet e vlefshme, në të kundërt duhet të njoftonte Kuvendin për të rihapur garën.

Pasi kaloi sot në Komisionin e Ligjeve, kandidatura e Binajt do të votohet në Kuvend ditën e enjte që do të jetë dhe seanca e fundit parlamentare për këtë vit.

Ambasadorja e SHBA në Tiranë dhe ai i BE kanë bërë thirrje të vazhdueshme që Gjykata Kushtetuese të bëhet funksionale para fundit të këtij viti, si kusht thelbësor për integrimin në BE.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 4 anëtarë dhe i duhen edhe dy emërime për t’u bërë funksionale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>