Komisioni i Ligjeve miraton ligjet përmes mashtrimit rreth opinioneve të institucioneve të tjera

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve miraton ligjet përmes mashtrimit rreth opinioneve të institucioneve të tjera

Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka gënjyer në lidhje me mendimin e dhënë nga disa institucione për ndryshimin e mënyrës së betimit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

“Ka gënjyer sepse nuk ka marrë mendimine institucioneve të përgjegjëse për Gjykatën Kushtetuese. Këto janë veprime të qëllimta për të gënjyer njerëzit dhe finalizuar grushtin e shtetit.

Komisioni i Ligjeve në raportin zyrtar që i ka servirur publikut një informacion të gënjeshtër duke përdor si mekanizëm mbrojtës përgjigjet e institucioneve”, tha Presidenti Meta sot para gazetarëve.

Meta sqaroi se i ka kërkuar zyrtarisht institucioneve të përmendura në relacionin e Kuvendin, mendimin e tyre mbi ndryshimet e miratuara më 20 shkurt për mënyrën e betimit të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Përgjigjet e institucioneve, sipas Presidentit janë:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit— Ceremonia e betimit nuk mund të realizohet në formë të shkruara. Betimi kërkon praninë fizike të personit që do të respektojë Kushtetutën para Presidentit. Atributet e Kushtetutës ndaj një organi nuk mund t’i jepen një organi tjetër. Betimi me shkrim nuk është tipike për akte të betimit të personaliteteve të larta. Kjo nuk ka ndodhur këto 20 -30 vitet e fundit, dhe shmang parashikimin kushtetues.

Instituti i Studimeve Politike — Krijimi i një institucioni paralele dhe formal betimi dëmton insituticion e Presidentit, Kuvendit dhe hap mundësi për kriza të reja në të ardhmen. Hapat e ndërmarra nga Kuvendi përkeqësojnë krizën. Ligji bie në kundështim me Kushteutën

Ndërsa, Shkolla e Magjsitraturës, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, nuk janë pyetur fare nga Kuvendi.

Qendra Respublika dhe Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, nuk i kanë kthyer përgjigje Kuvendit për shkak të ngarkesës në punë.

Presidenti Meta tha se, misioni i BE-së për asistencë ligjore, Euralius V nuk i ka dhënë përgjigje kërkesës së Presidentit, pavarësisht se është kujtuar disa herë nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Presidenti, gjithashtu tha se pasi u shteruan të gjitha mjetet demokratike të komunikimit me Kuvendin dhe me qeverinë, Presidenti u detyrua të thërriste popullin.

“Në tubimin e 2 marsit nuk duhet të ketë frikë, është manifestim paqësor. Dje jam takuar me policinë e shtetit, për të realizuar një manifestim sa më pak policë në mbrojtje të institucioneve shtetërore”, shtoi Meta.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve për arrestimin e Henri Cilit, Presidenti ju përgjigjë se:

“Cilido që ka probleme me ligjin duhet ët përballet me ligjin, pavarësisht situatës ku jemi. Nuk do të habitesha sikur nesër ju të dëgjoni se Zoti Fatos Lubonja, Artur Zheji u arrestuan se dyshohen se drejtojnë kamorrën. Ose se tek pallati pranë Presidencës u zbuluan dy persona me koronavirus. Këto janë ngjarje që duan të shmangin një çështje të madhe”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>