Komisioni i Ligjeve miratoi sot (2 tetor) propozimin e PS-së për ndryshimet e reformës zgjedhore.
Ndryshimet e miratuara në Komision janë vendosja e koalicioneve parazgjedhore me një listë të vetme, pragun kombëtar 1%, kandidimi i krytarëve të partive deri në 4 zona zgjedhore dhe caktimi i deputetëve me lista të mbyllura, të caktuar nga kryetari i partisë.
Komisioni hodhi poshtë propozimin e opozitës parlamentare për zgjedhjen e deputetëve nga qytetarët.
Ndërsa nuk morri në shqyrtim propozimin e PD-së për hapjen e listave 100%, me renditje sopas rendit alfabetik.
Kundra ka votuar vetëm Rudina Hajdari, Ralf Gjoni dhe Andi Permeti.
Drafti i miratuar tek ligjet do të shqyrtohet në seancë plenare më 5 tetor.