
Komisioni i Ligjeve vendosi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ata nuk pranuan kërkesën e presidentit për dëgjimin e kërkesave të tij më 10 maj. Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor do të vendoset nga Kuvendi, të premten, 7 maj.
55 deputetë socialistë i kërkuan Kuvendit nisjen e procedurës për shkarkimin e Metës me justifikimin se ai ka shkelur detyrimin kushtetues për paanshmëri politike në procesin zgjedhor.
Presidenti përmes një letre i kërkoi të mërkurën, 5 maj Komisionit të Ligjeve të hetojë ngjarjet e ndodhura në Kavajë dhe në Elbasan. Ai propozoi mbajtjen e një seance dëgjimore në 10 maj.