Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës për Kodin Zgjedhor

Komisioni i Ligjeve rrëzoi sot me 27 tetor dekretin e Presidentit Ilir Meta për kthimin  e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në parlament.

Me 15 vota pro dhe 2 kundër, shumica socialiste do e dërgoj për miratim  ndryshimet e Kodit Zgjedhor në seancën plenare të së enjtes me 29 tetor.

Më herët Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi përsëriti thirrjen e tij për shumicën socialiste, që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e Kodit Zgjedhor, para se t’i rimiratojë ato.

Gjithashtu dhe europarlamentari gjerman Michael Gahler dhe zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero-Hernandez i bënë thirrje parlamentit shqiptar të presin opinionin e Komisionit të Venecias.

Presidenti Meta i ktheu ndryshimet e Kodit Zgjedhor me 23 tetor me argumentin se e ato cenojnë parimin e procesit të rregullt ligjor, si dhe të drejtën për të zgjedhur e për t`u zgjedhur, e mbi të gjitha parimin e barazisë së votes. Meta i ka kërkuar dhe Komisionit të Venecias opinion në lidhje me ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>