Ditën e hënë, Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të shqyrtojë çështjen e deputetin Armando Prenga, një nga kushtet kryesore të Partisë Demokratike për të vazhduar bisedimet për reformën në drejtësi.
Ky vendim u mor nga përfaqësuesit e shumicës në komision, të cilët e quajtën si një hap drejt arritjes së konsensusit me opozitën.
Deri më tani është parashikuar që nëse diskutimi për çështjen Prenga përfundon brenda ditës, mund të shqyrtohet dhe ligji për komisionet hetimore, tjetër kërkesë kjo e opozitës.
Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka refuzuar të vazhdojë bisedimet për reformën në drejtësi dhe ka vënë si kushte respektimin e ligjit të dekriminalizimit për çështjen Prenga, ngritjen e komisioneve hetimore dhe gjykimin nga Gjykata Kushtetuese të vlefshmërisë së mandateve të deputetëve Valentina Leskaj dhe Rakip Suli.