Komisioni i Ligjeve tërhiqet nga nisma antikushtetuese për betimin e gjyqtarëve kushtetues

Nga Exit News
Komisioni i Ligjeve tërhiqet nga nisma antikushtetuese për betimin e gjyqtarëve kushtetues

Parlamenti u tërhoq të martën nga nisma antikushtetuese për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Komisioni Ligjeve miratoi të martën dekretin e Presidentit Meta për kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Parlamenti miratoi në shkurt të 2020 miratoi  ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, që e bën totalisht të panevojshëm betimin para Presidentit, përpara fillimit të punës së anëtarëve.

Ky ligj kishte për qëllim kryesor krijimin e një mjet ligjor antikushtetues ligjore për të imponuar Arta Vorpsin si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi ai kërkon të marrë fuqi prapavepruese që do ta bënte të aplikueshëm në rastin e Vorpsit.

Arta Vorpsi, e cila u emërua në mënyrë të debatueshme nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësisë, por u pa pranuar nga Presidenti, i cili ka emëruar për të njëjtin vend Marsida Xhaferrllarin, tentoi të betohej me një deklaratë të noterizuar para një notereje, pa pritur fare nëse Presidenti do ta thërriste apo jo për betim. Në fakt disa ditë më vonë nga akti i saj noterial, Presidenti Meta thirri për betim Xhaferllarin.

Siç Exit News ka shpjeguar në një shkrim të mëparshëm, këto ndryshime janë anti-kushtetuese dhe shkelin parimet kushtetuese. Së pari sepse shkelte Kushtetutën, së dyti me parimin e karakterit të përgjithshëm të ligjit dhe së treti parimin se ligji nuk ka fuqi prapavepruese përveç në ato raste kur është ligj penal favorizues.

Presidenti Meta e ktheu këtë ligj në Kuvend me argumentin se është antikushtetues.

Ndaj kësaj nisme reagoi dhe Komisioni i Venecias, i cili e konsideroi të paligjshëm atë dhe u shpreh betimi para Presidentit është i domosdoshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>