Komisioni i Ligjeve në Kuvend ka vendosur të ulë dënimet për shkelësit e karantinës dhe të masave ndaluese të vendosura nga qeveria, të propozuar nga qeveria.
Deputetët e shumicës kanë vendosur uljen e dënimit deri në 5 vjet për moszbatim të urdhërit të karantinimit nga personi i infektuar dhe gjobë ose dënim deri ne 3 vjet për shkelësit e rregullave.
Ishte: Moszbatimi i urdhërit të karantinimi, nga personi i infektuar ose jo dënohet me gjobë ose burgim deri në 10 vjet”.
Ndryshon: Moszbatimi i urdhërit të karantinimi, nga personi i infektuar ose jo dënohet me gjobë ose burgim deri në 5 vjet.
Ishte: Nëse shkelja e rregullave ka shkaktuar vdekjen e një personi, shkelësi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Ndryshon: Nëse shkelja e rregullave ka shkaktuar vdekjen e një personi, shkelësi dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vjet burg.
Propozimet e tjera të pandryshuara janë:
— Shkelja e masave të dhëna gjatë fatkeqësisë natyrore dënohet me gjobë ose me burg deri ne 6 muaj.
– Nëse personi e përsërit shkeljen, ai dënohet me burg nga tridhjetë ditë deri në një vit.
– Moszbatimi i karantinimit sjell pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
– Moszbatimi i karantinimit që ka mundesi të sjellë ose ka sjellë vdekjen e një personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet.
Qeveria i ka propozuar Kuvendit, dënime nga më të ashprat në botë për personat që shkelin karantinimin duke u bërë kështu një nga shtetet me dënimet më të larta në botë.