Komisioni i Prokurimeve nuk merr shqyrton ankesën e ‘GjeoKonsultit’ për tenderin e Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Komisioni i Prokurimeve nuk merr shqyrton ankesën e ‘GjeoKonsultit’ për tenderin e Teatrit Kombëtar

Komisioni i Prokurimit Publik nuk ka pranuar ankimimin e kompanisë Gjeo Konsult dhe Archispace për tenderin e studimit dhe projektimit të Teatrit të ri Kombëtar. Ky tender, me vlerë rreth 500 mijë euro, është zhvilluar nga Bashkia Tiranë gjatë korrikut. Fituesi i saj nuk është shpallur ende.

Sipas vendimit të KPP-së, kompanitë ankimuese nuk kanë zbatur afatin ligjor për të dorëzuar ankimimin, ndaj ky i fundit nuk është marrë parasysh.

KPP shkruan se përmbushja e afateve ligjore të ankimimit është një ‘nga elementet e domosdoshëm të ankesës’, ndaj dhe përbën shkak për mospranimin e ankesës nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik.

Kompanitë Gjeo Konsult dhe Archispace kishin kundërshtuar vlerësimin me pikë të ofertës së tyre teknike në tender. Ata po ashtu kërkonin vënien në dispozicion të procesverbalit të vlerësmit të ofertave teknike të të gjithë kompanive që morën pjesë në tender – ky informacion nuk është ende i njohur për publikun.

Fituesi i tenderit për studimin dhe projektimin e Teatrit Kombëtar pritet të shpallet së shpejti.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>