Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias do të paraqesin më 11 tetor raportin e vlerësimit për ligjshmërinë e vendimit të Presidentit Meta për të anulluar zgjedhjet e 30 qershorit dhe dekretuar datën 13 tetor si datën e re të zgjedhjeve.
“Takimet ishin të frytshme. Morëm informacionet e nevojshme dhe kemi krijuar një ide për çështjen. Opinioni do jetë gati më 11 tetor”, – deklaroi për median drejtuesi i delegacionit, Kaarlo Tuori.
Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias mbyllën sot takimet dy ditore me përfaqësues të partive politike në vend, me Presidentin Meta dhe me anëtarët e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit.
Ata erdhën në Shqipëri pas kërkesës për mendim ligjor të dërguar nga Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci për ligjshmërinë e anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti.