Komisioni i Venecias (KV) i ka dhënë të drejtë Presidentit Meta ne të gjitha veprimet e tij dhe ka rrëzuar veprimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në lidhje me konfliktin për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese (GJK).
Në opinioni e publikuar sot , Komisioni shprehet:
“KED duhet të dërgojë listën tek Kuvendi sapo Presidenti të përfundojë me emërimet e tij, ose pas 30 ditëve, në rast se ai nuk shprehet.”
KV argumetoi se emërimi automatik i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është i paligjshëm.
Ndërkohë KV rekomandon heqjen e datave fikse të fillimit të detyrës, duke u shprehur se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të gëzojnë një mandat 9 vjeçar të plotë pavarërësisht së mund të zgjidhen me pak vonesë.
KV bën thirrje për bashkëpunim midis Parlamentit dhe Presidentit në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese si element i domosdoshëm.
Deri më tani nuk dihet ende se si është shprehur KV për çështjen e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në draft opinionin e publikuar disa muaj më parë, KV u shpreh betimi para Presidentit është i domosdoshëm, duke goditur tentativën për betim para noterit të Arta Vorpsit.
Në lidhje më procesin e vetingut Komisioni i Venecias, u shpreh se duhet të bëhën përpjekjet maksimale që procesi i vetingut të mbarojë më herët.