Komisioni i Venecias nuk shqyrton kërkesën e Kurtit

Nga Exit News
Komisioni i Venecias nuk shqyrton kërkesën e Kurtit

Komisioni i Venecias nuk ka dhënë një opinion ligjor mbi kërkesën e qeverisë së Kosovës për kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe mandatimin e një kandidati nga partitë jo fituese për të formuar qeverinë e re.

Komisoni, sipas njoftimit të qeverisë Kurti, ka thënë se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, dhe vëtëm pas saj nëse do te jetë nevoja do të japë një mendim.

“Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka veprua”r”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Më 2 maj, Kryeministri Albin Kurti i kërkoi Komisionit të Venecias një opinion ligjor për kompetencat e Presidentit të Kosovës në shpërndarjen e Kuvendit dhe mandatimin e një kandidati nga partitë jo fituese për të formuar qeverinë e re.

Më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë pezulloi në mënyrë të përkohshme dekretin e Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si kandidati për kryeministër dhe formuesi i qeverisë së re.

Ky vendim është i përkohshëm deri në shqyrtimin e plotë të çështjes dhe marrjen e mendimit nga institucionet e Presidentit, qeverisë, parlamentit dhe Avokatit të Popullit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>