Komisioni i Venecias përgjigjet në qershor për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje

Nga Exit News
Komisioni i Venecias përgjigjet në qershor për Gjykatën Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje

Komisioni i Venecias do t’i japë institucioneve shqiptare opinion përfundimtar për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe paketën anti-shpifje, më 18-19 qershor.

Njoftimi është bërë nga vetë KV.

Në janar 2020, presidenti Meta i drejtoi Komisionit të Venecias disa pyetje për emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese (GJK).

Në kërkesën prej 46 faqesh drejtuar Presidentit të Komisionit Gianni Buquicchio, Meta ngarkon parlamentin me përgjegjësitë për keqzbatimin e reformës në drejtësi dhe thekson se po kërkohet kapja e shtetit.

Në mars 2020, Komisioni shtyu dhënien e opinioneve për Shqipërinë, me justifikimin e pandemisë së Covid-19.

Por një burim i besueshëm, në dijeni të gjendjes, pohoi për Exit News se shkaku i vërtetë për shtyrjen ka të bëjë me presionin e qeverisë shqiptare, e cila që pas publikimit të draft opinionit ka ndëmarrë një fushatë për të zbutur tonet kritike të opinionit  në lidhje me procesin e vetingut.

Ndërsa paketa antishpifje i është dërguar Komisionin e Venecias për t’u shqyrtuar nëse shkel apo jo lirinë e shprehjes.

Parlamenti ka rënë dakord të presë opinionin e Komisionit të Venecias përpara se të votojë paketën ligjore me procedurë të përshpejtuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>