Presidenti Meta tejkaloi kompetencat kur anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, por këto tejkalime nuk justifikojnë shkarkimin e tij.
Ky është përfundimi kryesor i opinionin të Komisionit të Venecias, bërë publik sot.
Sipas Zërit të Amerikës, Komisioni i Venecias, ka deklaruar:
“Ndërsa Presidenti mund të ketë vepruar përtej kompetencave të tij kushtetuese, ka të dhëna se veprimet e tij mund të mos kenë qenë të një natyre që mund të justifikojnë shkarkimin e tij.”
Më tej, në reagimin e KV-së shkruhet se “presidenti shqiptar nuk mund të anulojë zgjedhjet pa konsensus politik”, por është kuvendi ai që duhet të miratojë “legjislacion të posaçëm për të shtyrë zgjedhjet”.
Opinioni i KV-së thekson se dhe nëse Komisioni parlamentar hetimor vendos për shkarkimin e presidentit Meta, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nësë presidenti ka shkelur apo jo kushtetutën.
Raporti i plotë i Komisionit të Venecias nuk është bërë ende publik.
Presidenti Meta ka lajmëruar zhvillimin e një konference për shtyp sot në orën 17:00.