Komisioni i Verifikimit të Kandidatëve nis punën për institucionet e vettingut

Komisioni i Verifikimit të Kandidatëve nis punën për institucionet e vettingut

Komisioni parlamentar i Verifikimit të Kandidatëve për institucionet e vettingut ka nisur sot intervistimin e 193 kandidatëve për në Komisionin e Pavarur të Kualifikimeve (KPK), Kolegjin e Apelimit (KA) dhe Komisionerët Publikë.

Komisioni duhet të dëgjojë të gjithë kandidatët sot dhe nesër dhe deri më datë 1 qershor duhet t’i paraqesë komisionit të radhës listën me gjyqtarë, prokurorë dhe profesionistë të tjerë të sistemit të drejtësisë nga ku do të përzgjidhen anëtarët përfundimtarë të ter institucioneve të vettingut.

Nga 193 kandidatët që do të intervistohen, Avokati i Popullit ka kualifikuar 84 prej tyre, ndërkohë që 109 të tjerë nuk i plotësonin kriteret e vendosura.

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) ka dhënë  67 rekomandime pozitive dhe 17 rekomandime negative nga 84 kandidatë të kualifikuar.

Gjithsesi Komisioni parlamentar i Verifikimit të Kandidatëve ka të drejtë të lëvizë kandidatët e skualifikuar në listën përfundimtare me shumicë votash.

Duke supozuar se komisioni do të marrë dy ditë pune 8-orëshe për të intervistuar të gjithë kandidatët, dhe një ditë për të shkruar raportin e saj, çdo intervistë do të zgjasë më pak se 5 minuta.

Komisioni parlamentar përbëhet nga:

  • Ulsi Manja (PS)
  • Vasilika Hysi (PS)
  • Luan Rama (LSI)
  • Oerd Bylykbashi (PD)
  • Flamur Noka (PD)
  • Fatmir Mediu (PR)

Nëse të gjitha afatet kushtetuese respektohen, institucionet e vetingut duhet të jenë funksionale përpara zgjedhjeve të 25 qershorit.

 

 

Lajme te ngjashme