Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, raport dhe rekomandime për të mbështetur Shqipërinë në gjetjen e personave të humbur gjatë komunizmit

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, raport dhe rekomandime për të mbështetur Shqipërinë në gjetjen e personave të humbur gjatë komunizmit

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) prezantoi të mërkurën një studim, shoqëruar me rekomandime, që kishte për qëllim përmirësimin e përpjekjeve të Shqipërisë për të gjetur personat e zhdukur.

Studimi “Shqipëria, persona të zhdukur nga epoka komuniste – Një vlerësim i nevojash” bazohet në kërkimin dhe analizën e legjislacionit lidhur me institucionet e përfshira në çështjet e personave të zhdukur nga epoka komuniste në Shqipëri.

Studimi është zhvilluar me anë të mbështetjes financiare të BE.

Autoritetet shqiptare kanë detyrim ligjor të japin llogari për personat e zhdukur nga epoka komuniste – përgjegjësia e shtetit dhe veprimi i shtetit janë thelbësore. Puna e ICMP në të gjithë botën demonstron se personat e zhdukur mund të identifikohen me saktësi në përputhje me ligjin, edhe dekada pas zhdukjeve,” tha Mattheë Holliday, Shefi i Programit të ICMP për Ballkanin Perëndimor.

Ndërsa, Frederique Hanotier, Zyrtar për të Drejtat e Njeriut në Delegacionin e BE në Shqipëri, u shpreh se: “Rritja e ndërgjegjësimit të publikut për pajtimin dhe adresimin eçështjes së personave të zhdukur nga epoka komuniste është e një rëndësie të madhe. Mbështetja e BE-së për këtë çështje kritike promovon vlerat themelore të BE-së, të cilat janë të rrënjosura në kornizën e saj të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. ”

Bilal Kola, Drejtori i Institutit për Integrimin e ish të Përndjekurve Politikë, përgëzoi BE dhe ICMP për mbështetjen e vazhdueshme për çështjen e personave të zhdukur në Shqipëri.

LEXO  Shqipëria burg: harta e burgjeve dhe kampeve të internimit në diktaturën e Enver Hoxhës

Është e rëndësishme të përmirësohet koordinimi i institucioneve shtetërore në procesin e personave të zhdukur si dhe financimi i tyre. Ne duhet të marrim masa dhe ta koordinojmë këtë proces në nivelin kombëtar, ”tha ai.

Raporti rekomandon që autoritetet shqiptare:

  • të miratojnë legjislacion për të mbrojtur të drejtat e familjeve të personave të zhdukur, të përndjekur politikisht ose jo;
  • të sigurojë që Autoritetit për Aksesin në Informacion mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit të ketë burimet financiare dhe njerëzore që i duhen për të hetuar dhe identifikuar personat e zhdukur nga epoka komuniste;
  • të krijojë një bazë të dhënash të vetme dhe gjithëpërfshirëse të personave të zhdukur;
  • të sigurojë që ka mjaftueshëm prokurorë për të t’u përgjigjur mbi hetimet e varreve klandestine dhe vendeve të krimit të epokës komuniste;
  • të ndahen burime të mjaftueshme financiare për Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimin dhe identifikimin e personave të zhdukur në përputhje sipas standardeve ndërkombëtare.

Vlerësohet se mbi 6,000 persona janë zhdukur nën regjimin komunist në Shqipëri, midis viteve 1944 dhe 1991.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme