
Komisioni Hetimor do të dorëzojë raportin final në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta më 18 korrik.
Gjatë mbledhjes së sotme, kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja e konsideroi të mbyllur hetimin ndaj Metës duke theksuar se mandati i këtij Komisioni përfundon me 31 korrik.
Komisioni hetimor u miratua në 8 korrik 2019, me një afat 3 mujor, por më pas ky afat u shty disa herë.
Komisioni e akuzon zotin Meta për shkelje të Kushtetutës për shkak të anullimit të dekretit të për caktimin e datës 30 qershor si datë për zgjedhjet vendore dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni përbëhet nga 5 deputetë të shumicës socialiste (Hyseni, Fino, Bushka, Manja, Hysi) dhe 4 deputetë të opozitës (Alimadhi, Zeneli, Valteri, Rryçi).