Komiteti i Helsinkit vërejtje prokurorisë: Nuk po hetohet asnjë i shkarkuar nga vetingu

Komiteti i Helsinkit vërejtje prokurorisë: Nuk po hetohet asnjë i shkarkuar nga vetingu

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që monitoron reformën në drejtësi, raporton se asnjë i shkarkuar nga vetingu për mosjustifikim të pasurisë nuk po hetohet nga prokuroria.

‘Sipas kodit të procedurës penale, kur organet administrative sikurse është dhe KPK, gjatë hetimit administrative, gjejnë fakte apo rrethana që përbëjnë vepër penale, kanë detyrimin të bëjnë deklarimin e materialeve në prokurori.

Deri më tani, ka pasur vetëm një rast kur KPK ka dorëzuar dosjen e të shkarkuarit në prokurori, por prokuroria ka vendosur mos nisjen e hetimeve’, sqaron Erinda Skëndaj, drejtore e Komitetit të Helsinkit.

Deri më tani, kur 34 gjyqtarë e prokurorë janë përplasur me KPK-në dhe 15 prej tyre janë shkarkuar, vetëm në rastin e ish-gjyqtarit Admir Thanza, prokuroria kaniusr hetim. Por dhe në rastin e ish-gjyqtarit Thanza, hetimi ka nisur për mashtrim në formularët e vetëdeklarimit dhe jo [ër fshehje të pasurisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>