Komiteti i Shqiptar i Helsinkit: 125 magjistrantë të shkarkuar, kryesisht për mosjustifikimin e pasurisë

Nga Redaksia
Komiteti i Shqiptar i Helsinkit: 125 magjistrantë të shkarkuar, kryesisht për mosjustifikimin e pasurisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit raportoi se 125 magjistrantë janë shkarkuar gjatë dy viteve të procesit të vetingut. Sipas raportit të publikuara kryesisht prokurorë e gjyqtarë janë shkarkuar për shkak të kriterit të pasurisë.

Sipas KSHH, 83 magjistratë janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur u Kualifikimit, ndërsa 42 janë larguar pasi kanë dhënë dorëheqjen apo kanë dalë në pension. KPK ka shkarkuar 50 gjyqtarë, 31 prokurorë dhe 2 ndihmës ligjorë.

35 magjistratë janë shkarkuar për shkak të mosjustifikimit të pasurisë, 1 magjistrat është shkarkuar për kriterin e pastërtisë së figurës dhe 47 janë shkarkuar për më shumë se një kriter.

Raporti raporton se 97 magjistratë janë konfirmuar në detyrë nga KPK, nga të cilët 40 prej tyre janë gjyqtarë dhe 48 janë prokurorë.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit janë depozituar 102 ankimime, ku në 32 raste KPA ka lënë në fuqi vendimin e KPK dhe vetëm në 9 raste Kolegji ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë të vetingut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>