Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Liria e medias nën qeverinë Rama është në ‘gjendje shqetësuese’

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Liria e medias nën qeverinë Rama është në ‘gjendje shqetësuese’

Liria e medias në Shqipëri është në ‘gjendje shqetësuese’ për shkak të ‘sulmeve fizike, gjuhës përçmuese ndaj gazetarëve dhe së fundmi, edhe nismën e qeverisë për të miratuar një ligj që vë nën kontroll median dhe shkel parimet e standardet europiane.’

Kështu shkruan Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, organizata ndërkombëtare që vëzhgon lirinë e gazetarëve, pas një vizite në Shqipëri.

Gjatë vizitës KMG zhvilloi takime me gazetarë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Kryeministrin Edi Rama. Kryebashkiaku Erion Veliaj refuzoi të takohej me përfaqësuesit e KMG-së.

Pas vizitës pesë ditore, ata mbajtën një konferencë shtypi ku folën për përkeqësim të lirisë së shtypit në vend, një numër shqetësues sulmesh kundër gazetarëve, për më tepër ende të zgjidhura, dhe shqetësime rreth mënyrës në të cilën politikanët denigrojnë në mënyrë të vazhdueshme gazetarët.

Në një artikull të shkruar nga Attila Mong, përfaqësues i KMG-së për Evropën, ai prezantoi  gjetjet e tij pas një sërë intervistash me gazetarë dhe palë të tjera të interesuara në Tiranë. Ai gjithashtu vë në dukje mënyrën në të cilën gazetarët shqiptarë “janë në fije të perit” kur shkruajnë për tema të tilla si krimi i organizuar dhe lidhjet e tij me politikën, dhe theksoi se “kryqëzimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe politikës në Shqipëri po ndikon dhe shtypin”.

Mes gazetarëve të intervistuar ishte dhe Klodiana Lala, shtëpia e prindërve të së cilës u sulmua më armë zjarri në gusht 2018.

“Ne jemi ende të shkatërruar dhe vajzat e mia janë të traumatizuara”, tha Lala. Mong theksoi se pothuajse një vit më vonë, askush nuk është arrestuar në lidhje me sulmin ndaj Lalës.

Fatos Lubonja, makina e të cilit u dëmtua pak ditë më parë, gjithashtu foli me delegacionin. Ai e përshkroi situatën në Shqipëri si një shtëpi trekatëshe; “me krimin e organizuar në bodrumin, biznesin, oligarkët që zotërojnë mediat në katin e parë dhe partitë politike në të dytin. Dhe ka shkallë dhe ashensorë që lidhin këto kate me njëri-tjetrin.”

Artikulli gjithashtu përmend rastet e Alida Totës dhe Artan Ramës, të cilët patën pasoja pas raportimit të “lidhjeve të dyshimta midis Bashkisë së Tiranës, të kontrolluar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe një fabrikë riciklimi mbetjesh në landfillin e Sharrës, ku një 17 vjeçar humbi jetën në vitin 2016.”

Të përfshirë në raport janë edhe rastet e dy gazetarëve të huaj të cilët gjithashtu u kërcënuan si rezultat i punës së tyre: Alice Elizabeth Taylor gazetarja britanike që punon pranë Exit.al dhe francezi Louis Sellier.

Sellier i tregoi delegacionit se si ambasadori shqiptar në Francë i bëri presion redaktorëve të tij në gazetën franceze Liberation pas shkrimit për protestat anti-qeveritare në Tiranë. Në një letër të dërguar redaktorëve nga ambasadori shqiptar, gazetari përshkruhej si “problematik” dhe i papërshtatshëm për të qenë gazetari i punësuar prej tyre në Shqipëri.

Kur Mong e sfidoi Ramën për kërcënimet dhe incidentet kundër gazetarëve gjatë qeverisjes së tij, Kryeministri e kundërshtoi duke vënë në lojë gazetarët:

“Unë nuk mund t’i duroj këto gjeste heroike të rreme, (…) kur bëjnë si diva …”

Rama po ashtu vazhdoi të mbrojë përdorimin e fjalës “kazan” për t’iu drejtuar gazetarëve, por i premtoi KMG-së se do të mundohet të mos e përdorë atë gjuhë dhe se nuk do të padiste më gazetarët.

Por vetëm pak ditë pas këtij ‘premtim’ Rama paditi gazetarin gjerman Peter Tiede, pas publikimit në gazetën gjermane BILD, të përgjimeve të Ramës, ministrave dhe deputetëve të tij teksa flisnin për blerje votash në Durrës dhe Dibër.

Rama njoftoi se kishte punësuar një avokat gjerman, tarifat e të cilave fillonin nga 750 euro në orë, pavarësisht se Kryeministri fitonte rreth dyfishin e kësaj shumë në një muaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>